Maqedonia e Veriut në muajin janar nuk arriti të prodhon aq energji sa edhe ka shpenzuar

Në muajin janar në Maqedoninë e Veriut janë konsumuar 777 650 MWh energji elektrik, ashtu që prodhimi i brendshëm ka marrë pjesë vetëm me 76.4 % në konsumin e brendshëm, transmeton Portalb.mk.

“Në janar 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 777 650 МWh energji elektrike, 44.243 mil. nm3 gaz natyror, 397 123 ton qymyr dhe 80 929 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në termocentrale është shfrytëzuar thuajse krejt sasia e qymyr, pra 99.4 % e energjisë elektrike është shfrytëzuar për prodhimin e energjisë elektrike.

Më shumë energji elektrike prodhohet në termocentrale (38.6 %), termocentralet e kombinuara (28 %), hidrocentrale (26.3 %), centralet me erë (3.9 %), panelet solare (2.4 %), centralet me biogas.