Maqedonia e Veriut edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të vendosin sistem inteligjent transporti në Korridorin 10

Në Maqedoninë e Veriut prej vitit të ardhshëm do të vendoset sistemi inteligjent i transportit në Korridorin 10, sistem i cili do të zbatohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Me Deklaratën, vendet e Ballkanit Perëndimor do të angazhohen në realizimin e sistemit inteligjent në transporti hekurudhor dhe rrugor në korridoret evropian, si një parakusht për transport efikas”, njoftojnë nga Ministria për Transport dhe Lidhje në Maqedoninë e Veriut.

Në nënshkrimin e Deklaratës për zbatimin e Sistemit Inteligjent të Transportit mori pjesë edhe ministri për transport dhe lidhje në Maqedoninë e Veriut, Bllagoj Boçvarki. Kjo është një deklaratë e nënshkruar nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri theksoi që Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në modernizimin e sistemit intelegjent të transportit përmes sistemit ITS. Ai përkujtoi që Qeveria ka miratuar Strategjinë Nacionale për Sistemin Intelegjent të Transportit 2023-32.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, pres të zgjedh kontraktorin dhe të fillojmë me zbatimin e sistemit ITS në Korridorin 10 nga Velesi deri në Pikën Kufitare Bogorodicë, ndërsa në fazën e dytë të vendosen nga Velesi deri në Pikën Kufitare Tabanoc”, deklaroi Boçvarski, duke shtuar që aty planifikohet vendosja e sistemit të menaxhimit të trafikut, sistem me kamera për numërim, sistemi për kategorizim të veturave, stacione meteorologjike për ndjekjen e kushteve të motit dhe qendra rajonale për ITS.

Ministria paralajmëroi që planifikohet zbatimi i sistemit ITS edhe në Korridorin 8, segmentin Tetovë – Shkup – Miladinovci e deri në Shtip