Lufta me dezinformatat nuk duhet të shihet si rrezik ndaj lirisë së shprehjes, pasi fushatat dezinformuese janë të organizuara
Lufta me dezinformata nuk duhet të shihet si rrezikim i lirisë së shprehjes ose censurë, pasi që nuk bëhet fjalë për publikim naiv të lajmeve, por fushatat dezinformuese janë proces shtetëror i organizuar dhe drejtuar i cili ka për qëllim manipulimin me mendimin publik dhe trysni ndaj bartësve të vendimeve.
Këtë mes tjerash e tha drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu në panel diskutimin “Situatat dhe sfidat aktuale lidhur me ndikimin e dezinformatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, në kuadër të konferencës “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Qendra Presidenciale për Arsimim Politik.
Musliu paralajmëroi se RMV do të jetë në shënjestër të propagandës dezinformuese për ndryshimet kushtetuese, çështjen e kishës dhe zgjedhjet në vitin 2024.
“Kremlini i shfrytëzon kapacitetet që t’i kontrollojë dhe drejtojë “mjetet” proruse OJQ, klerin kishtar, subjektet politike, gazetarët, mediat, internet portalet dhe personat me ndikim në rrjetet sociale, të cilët e ndihmojnë propagandën ruse në rajon. Startegjia hibride ruse është e projektuar për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut bazohet në shfrytëzimin e “dritareve të mundësive”. Prej këtu, çështjet e hapura dhe integrimet e ngadalësuara euroatlantike i japin mundësi Rusisë që të jetë aktor efektiv malinj në rajon”, tha Musliu.
Ai tha se për momentin në RMV zhvillohet operacion klasik i kontrollit refleksiv nëpërmjet fushatës zgjedhore lidhur me procesin e pranimit të Kishës Ortodokse Maqedonase Kryepeshkopata e Ohrit.
Drejtori i Agjencisë së Zbulimit gjithashtu njoftoi se në vend ka edhe ndikim kinez. “Mund të them se ekzistojnë indicie se po paguhet në media lokale që të publikohen tekste me rëndësi strategjike për Kinën, por me harmonizim rajonal dhe lokal”, tha Musliu.
Mile Bosnjakovski, sekretar gjeneral i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se mediat e kanë humbur rolin e tyre në krijimin e mendimit publik, ndërkaq tanimë rrjetet sociale janë dominante.
“Vlrësoj se rrjetet sociale në mënyrë dominante e kanë marrë rolin e mediave, pra ato nuk funksionojnë si media, por janë media sipas të gjitha definicioneve se çfarë në fakt është një medium në kuptimin e trasnmetimin e informatave, të rëndësishme për qytetarët”, tha Boshnjakovski.
Ai tregoi një shembull se si, një lajm i rrjeteve sociale ka shkaktuar një valë dezinformatash. Bëhet fjalë për fushatën e njohur në opinion se në RMV do të vendosen emigrantë nga vendet e lindjes së mesme.
“Është e saktë se Maqedonia e Veriut do të krijojë qendër për azil, pasi që e vjetra ishte rrënojë dhe ende ësthë rrënojë. Nga kjo informatë se RMV do të ndërtojë qendër të re të azilit u krijua më tej në mediat tradicionale informatë se do të sjellim migrantë, me miliona [migrantë]. Pastaj, pas disa ditëve, kjo u rrit në një fushatë të përgjithshme nacionale, ku u mblodhën edhe nënshrkime [kundër sjelljes së migrantëve] – të mos lejojmë që të hyjnë, ndërkaq çështja është e thjeshtë – kush të hyjë? Absurd. Sot, dezinformatat më nuk kanë nevojë që t’ua japin mediat tradicionale atë mbështetje të turpshme. Sot menjëherë prekin deri te pjesa më e madhe e opinionit”, tha Boshnjakovski, duke shtuar se RMV është e prekshme ndaj fushatave dezinformuese, sidomos duke e pasur parasysh polarizimin politik.
Drejtor për partneritete dhe zhvillimin e resurseve, në Fondacionin Metamorfozis, Filip Stojanovski, e tregoi përvojën me rrjedhën e projektit Qendra për luftë me dezinformata nga Ballkani Perëndimor.
“Qëllimi kryesor i projektit tonë është që të ekspozohen dhe zbulohen të gjitha ndikimet e dëmshme të huaja të cilat shprehen nëpërmjet dezinformatave dhe dukuritë e ngjashme duke filluar nga propaganda deri te manipulimet e ndryshme mediatike dhe politike. Të shohin se cila është rrjedha e tyre, prej ku vijnë. Për atë është e rëndësishme që fillimisht të ndërtohet kapacitet. Gjatë periudhës së kaluar me dezinformata merren shumë pak faktorë në shoqërinë tonë dhe për atë në nivel rajonal fillimisht kemi ndërtuar një rrjet të partnerësh, të cilat përbëhen prej organizatave të cilat deri më tani janë marrë me dezinformata, para se gjithash me verifikim të fakteve, por edhe llojeve tjera të organizatave që merren me mediat, të rinjtë dhe think thank që merren me analiza të aspekteve të sigurisë dhe të tjerave, pasi që në këto dy fusha në përgjithësi nuk ka shumë bashkëpunim”, tha Stojanovski.
Ai shtoi se çdo organizatë prej vendeve të rajonit, punon në ndërtimin e formave nacionale të bashkëpunimit me organizata tjera civile dhe institucione shtetërore, ndërkaq në aspektin rajonal bashkëpunojnë veçanërisht në detektimin e dezinformatave të cilat janë tejkufitare, të cilat adaptohen në forma dhe janë shumë më të dëmshme.
“Të tilla janë dezinformatat që lidhen me marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë, në vendet fqinje ku ka probleme ndëretnike me komunitetin shqiptar paraqiten në mënyrë më të ndryshme se si ndodhin te ne, ndërkaq perceptim shtesë vjen prej Serbisë te ne dhe përdoren aktorët keqdashës lokal që t’i paraqesin strukturat e caktuara etnike më keq. Dhe ky është një rreth apo spiralë e keqe. Ne filluam me kapacitet tona të Metamorfozis. Është e vërtetë se verifikimi i fakteve është esenciale, por nuk është e mjaftueshme”, shtoi Stojanovski.
Drejtoresha ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë, Biljana Georgievska theksoi se vetërregullimi ka potencial dhe gjithandej nëpër Evropë këto këshille nuk heqin dorë, por tentojnë që në mënyrë të ndryshme sa më shumë opinioni të paraqesë ankesa për përmbajtjet në media.
“Vetërregullimi është mjet i shkëlqyer në duart e qytetarëve, institucioneve dhe organizatave joqeveritare që ta kundërshtojnë arbitraritetin në media, mosnjohurisë, gabimeve të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Ky, tani për tani është monitoringu më i mirë i punës së mediave, të cilat vullnetarisht angazhohen që të bashkohen për gazetari më cilësore dhe më me ndikim, për standarde më të larta, për mospërzierje as nga autoritetet e as nga elitat politike apo të bizneset. Vetërregullimi është promovim i gazetarisë cilësore për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe në kontekst më të gjerë, për rezistencë më të madhe të demokracisë në shoqëri. Vetërregullimi definohet si angazhin i profesionistëve mediatik që do të thotë se angazhohen për gazetari cilësore që ta mirëmbajnë dialogun me publikun”, tha Georgievska.
Ajo shtoi se përvoja nga ankesat dhe puna e Komisionit të Ankesave në KEMM tregon se mes qindrave mediave, kryesisht online, ka dhe prej tyre që nuk e pranojnë këtë mekanizëm të vetërregullimit, që ashpër i hedh poshtë ofertat për ndërmjetësim apo korrigjim të gabimeve.
“Vetërregullimi duhet të promovohet shumë edhe më tej, të ngritët vetëdija te qytetarët se mediat nuk janë lojëra dhe gazetarët nuk guxon të jenë vetëm mbajtës të mikrofonëve ose copy-paste njerëz të padukshëm. Patjetër duhet të investohet në arsimimin e qytetarëve për liri më të madhe të shprehjes”, shtoi Georgievska.
Konferencën e plotë mund ta shihni më poshtë: