LSDM: Mickoski e mbështet, por edhe nuk e mbështet aksionin e SHBA-së në Venezuelë

LSDM-ja opozitare e akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski për hipokrizi në qëndrimet ndaj partnerëve strategjik. Kumtesa e LSDM-së vjen si reagim ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit, i cili bëri paralele midis burgosjes së liderit venezuelas Nikolas Maduro dhe integrimit evropian të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Od LSDM-ja reagojnë se kryeministri njëkohësisht deklaron mbështetje për aksionet e SHBA-së, por edhe pohon se ato janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Sipas partisë, sjellja e këtillë tregon se Mickoski e mbështet aksionin e partnerit strategjik, por vetëm formalisht.

“Në jetë, kur njëherë do të bëni përjashtim, ai pastaj bëhet praktikë dhe ajo praktikë është çështje kohe, jo se nëse, por çështje kohe është se kur do të godasë pas shpine”, deklaroi paraprakisht Mickoski që për LSDM-në është isnjal i qartë për qëndrimin e tij personal.

Nga LSDM-ja në kumtesë i lidhin kryeministrin e Maqedonisë dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Sot ‘xhaxhai’ i tij nga Beogradi – Vuçiq, e sulmoi presidentin Tramp përmes mediave të tij. Pas seancës së Këshillit të sigurimit, paralajmëroi se Armata dyfish do ta rrisë kapacitetin ushtarak. Edhe ai frikësohet nga arrestimi dukshëm”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ata pohojnë se nervoza tek Mickoski vjen nga Ligji i paralajmëruar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ka fokus luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nga partia konsiderojnë se Mickoski me vetëdije e bllokon rrugën evropiane të shtetit. Nga LSDM-ja janë decid se koha e pandëshkueshmërisë po kalon dhe se nuk ka ikje.

“Pse Mickoski e mbështet, ose nuk e mbështet aksionin e SHBA-së? Sepse ndoshta nesër e pret i njëjti fat si Maduro?”, pyesin nga LSDM-ja duke përfunduar se “zbulimi” i kryeministrit është i plotë.

Kryeministri Mickoski sot tha se vendi qëndron pas veprimeve dhe argumenteve të partnerit tonë strategjik SHBA, por shtoi se e drejta ndërkombëtare është shkelur edhe në kurrizin e qytetarëve të Maqedonisë. Ai përgjigjen e dha i pyetur për të komentuar ngjarjet në Venezuelë – se nëse burgosja e presidentit Nikolas Maduro është në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara – pasi paraprakisht ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme e përshëndeti këtë operacion të SHBA-së.