Lëvizje shokuese, Macron e riemëroi kryeministrin që dha dorëheqjen të hënën

Presidenti francez Emanuel Macron e ka riemëruar kryeministrin Sebastien Lecornu në postin e tij, pavarësisht se e pranoi dorëheqjen e tij të hënën pas rënies së qeverisë së tij brenda natës, raporton Portalb.mk.

“Presidenti i republikës e ka emëruar z. Sébastien Lecornu kryeministër dhe e ka ngarkuar atë me formimin e qeverisë”, tha Pallati Elize në një deklaratë dje.

Kujtojmë se Lecornu dha dorëheqje të hënën, vetëm 14 orë pasi e kishte emëruar kabinetin e tij të ri, pasi aleatët dhe kundërshtarët e kërcënuan se do ta rrëzonin Qeverinë e tij.

Dorëheqja e tij e shpejtë ishte e papritur dhe e pashembullt, duke e thelluar edhe më tej krizën politike në Francë.