Kujdes kur në internet është diçka pa pagesë, tha ambasadori Geer në ekspozitën “Bota digjitale, kurth për të dhënat personale”

Përdoruesit e mjeteve digjitale duhet të tregojnë zgjuarsi për mënyrën se si i përdorin të dhënat e tyre në botën digjitale, ky ishte mesazhi i ekspozitës multimediale “Dhoma e qelqit – Bota digjitale, kurth për të dhënat personale”, e organizuar nga Institucioni Maqedonas i Mediave në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian së Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

Ekspozita u hap nga Biljana Petkovska nga Institucioni Maqedonas i Mediave e cila falënderoi të pranishmit për praninë e tyre në hapjen e kësaj ekspozite përmbajtja e së cilës është krijuar nga organizata ndërkombëtare joqeveritare “Tactical Deck” me bazë në Berlin.

David Geer, ambasadori i Bashkimit Evropian të Maqedonisë së Veriut duke ju drejtuar të rinjve prezent si përdoruesit kryesor të mjeteve digjitale, se mesazhi i kësaj ekspozite multimediale është që përdoruesit e mjeteve digjitale të kenë njohuri për mënyrën si i përdorin të dhënat në botën digjitale.

“Pyetja kryesore është se çka ndodh kur ju jeni duke e përdorur telefonin tuaj, çka ndodh kur surfoni në uebfaqe të ndryshme? Çka ndodh kur diçka është pa pagesë, kush po përdoret? Nëse i ndiqni lajmet, do të shihni se në Bashkimin Evropian ka lloj-lloj procesesh progresive të legjislacionit në lidhje me botën digjitale. Kjo ka për qëllim të sigurojë një fushë loje të drejtë dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë inovacionin, të inkurajojë transparencën dhe përgjegjësinë. Mirëpo, legjislacioni është një gjë, çka është gjithashtu e rëndësishme është që përdoruesit e mjeteve digjitale të jenë të zgjuar për mënyrën se si i përdorin të dhënat dhe mjetet digjitale. Mesazhi i të gjithë kësaj nuk është që të mos i përdorni mjetet digjitale, kjo do të ishte absurde, mesazhi është që të tregoni të zgjuar se si e bëni atë”, tha ambasadori David Geer.

“Dhoma e qelqit” është konceptuar në vitin 2016 në Berlin për të ofruar një përvojë interaktive dhe inovative ndaj sfidave me të cilat njerëzit përballen në botën digjitale. Ekspozita që atëherë është prezantuar në disa vende të ndryshme të botës, si në San Francisco, Londër dhe New York.