KU-FEST 2026 do të mbahet nga 31 gushti deri më 5 shtator, gjashtë net me shfaqje teatrore

Festivali teatror KU-FEST 2026 do të mbahet nga 31 gushti deri më 5 shtator, duke sjellë para publikut një program me shfaqje nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Bullgaria, shkruan Portalb.mk.

Festivali do të hapet më 31 gusht, në ora 19:30, me ceremoninë solemne, ndërsa në ora 20:00 do të ngjitet në skenë Teatri Shqiptar Shkup me shfaqjen “Rinoqerontët” të autorit Eugene Ionesco, nën regjinë e Vasil Vasilev.

1 shtator, programi vazhdon me bashkëprodhimin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatrit të Qytetit të Preshevës, me shfaqjen “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh, me regji të Afeida Boriqit.

2 shtator, Teatri i Kumanovës-Drama Maqedone do të prezantohet me “Xhaxhi Tufa”, me autor Sashko Nasev dhe regji të Jani Bojaxhi, ndërsa më 3 shtator Teatri i Qytetit të Qustendilit nga Bullgaria sjell “Album familjar”, me autor Malin Krstev dhe regji të Presin Kuzov.

4 shtator, para publikut do të paraqitet Teatri i Qytetit të Gjilanit me shfaqjen “Nëna” të Florian Zeller, nën regjinë e Erson Zymberit.

Nata përmbyllëse, më 5 shtator, është rezervuar për Teatrin e Kumanovës-Drama Shqipe, që do të prezantojë jashtë konkurrencës shfaqjen përshëndetëse “Njeriu jastëk” të Martin McDonagh. Shfaqja është me regji të Andrej Cvetanovskit dhe asistent regjisor Qazmedin Nuredini.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 5 shtator, në ora 21:00, duke mbyllur edicionin e KU-FEST 2026.

Shfaqjet e festivalit fillojnë çdo mbrëmje në ora 20:00.

Programi i festivalit KU-FEST 2026. Foto: Qazmedin Nuredini (Facebook)
Programi i festivalit KU-FEST 2026. Foto: Qazmedin Nuredini (Facebook)