Kovaçevski dhe Xhejms Rubin biseduan për luftën kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor

Në takimin e sotëm ndërmjet ekipit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ekipit të udhëhequr nga Përfaqësuesi special i Stejt Departamentit Amerikan, Xhejms Rubin, u diskutua edhe për luftën kundër dezinformatat, transmeton Portalb.mk.

“Në takim, temë e bisedës ishte edhe gjendja dhe lufta me dezinformatat, manipulimi me informacionet si dhe kërcënimet tjera në hapësirat informatike në Ballkanin Perëndimor, që po organizohen nga bota e tretë”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Në takim u theksua nevoja për bashkëpunimin e shteteve partnere në luftën që po zhvillohet në hapësirat informatike të Ballkanit Perëndimor.

“Vetëm më qasje të përbashkët dhe gjithëpërfshirës të gjithë palëve në shoqëri, do të arrijmë të ballafaqohemi me dëmet e shkaktuara nga dezinformatat”, deklaroi Kovaçevski, i cili ishte i shoqëruar nga disa ministra, ndërsa Rubin ishte i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.