Korrupsioni është gjeneratori kryesor për largimin e të rinjve nga rajoni jonë, vlerësoi Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot mori pjesë në Klubin e Podgoricës dhe Federatën Universale të Paqes që po mbahet në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Korrupsioni u bë një nga gjeneratorët kryesor për largimin e të rinjve nga rajoni jonë duke dashur të jetojnë në vende dhe sisteme ku mund të përparojnë në karrierë, por në bazë të njohurive dhe aftësive të tyre”, deklaroi Pendarovski.

Ai vlerësoi që korrupsioni është një nga arsyet që vendet e rajonit nuk kanë arritur të realizojnë Agjendën e Selanikut, si një premtim për të punuar në procesin eurointegrues.

Ai përkujtoi që Agjenda e Selanikut do të mbush 20 vjet, ku theksohet që shtetet janë të obliguara të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, si një shtyllë për stabilitetin demokratik, qeverisjen e drejtë, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e shoqërisë për qytetarët.

“BE nëse me të vërtetë dëshiron të jetë lojtar gjeopolitik, duhet të rrethon dhe siguron hapësirën e saj gjeopolitike evropiane duke integruar Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Pendarovski, duke vlerësuar që “Ballkanit Perëndimor nuk i duhen politika simbolike, por vendime konkrete politike”.