Kontrolli i brendshëm i MPB-së po e shqyrton veprimin e nëpunësve policor gjatë bastisjes së mbrëmshme në Demir Hisar

Sektori për kontroll të brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po e shqyrton veprimin e nëpunësve policor gjatë bastisjes së mbrëmshme në shtëpinë e drejtoreshës së Shkollës së mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar, Maja Llozanovska, njofton Portalb.mk.

Kjo pason pas reagimeve në opinion, midis të cilëve edhe LSDM-ja opozitare, se pas bastisjes, shefi i policisë ka insistuar që Llozanovska të dërgohet në marrje në pyetje në stacion edhe krahas asaj që për momentin ka qenë në pushim mjekësor dhe nuk ndjehet mirë, që shihet edhe nga video-xhirimi nga ngjarja.

Madje, në kërkesën e PTHP Manastir për bastisje në shtëpinë e saj nuk përmendet se drejtoresha duhet të arrestohet ose thirret urgjentisht në marrje në pyetje në stacion policor, siç ka insistuar shefi i policisë.

“Lidhur me reagimet në opinion të lidhura me veprimin e nëpunësve policor gjatë bastisjes, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale po ndërmerr masa dhe aktiviete përkatëse të kompetencës së tij për çka në mënyrë plotësuese do ta informojmë opinionin”, thonë nga MPB-ja.

Nga atje shtojnë se për shkak të dyshimit për vepër penale “marrje ose shkatërrim të vulës ose dokumentit zyrtar”, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Manastir mbrëmë, në prezencë të avokatit, është kryer bastisje në shtëpinë e M.L.(57) nga Demir Hisari, ndërsa pastaj edhe në hapësirat zyrtare në shkollën e mesme të cilat i përdor.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, pas çfarë nuk do të jetë e mundur që të bëhen shkarkime të drejtorëve, me urdhër gjyqësor, inspektorë policorë nga MPB-ja kanë realizuar bastisje në shtëpinë, hapësirat zyrtare dhe automobilin e drejtoreshës së Shkollën e mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar, Maja Llozanovska.

Sipas Prokurorisë, aksioni është realizuar për shkak të dyshimit për vepër penale Falsifikim dhe shkatërrim të librave zyrtarë, me qëllim të sigurimit të sendeve të lidhura me rastin. Jozyrtarisht, ata e kanë kërkuar vulën nga shkolla për shkak se pushteti dëshiron ta shkarkojë nga funksioni.