Kompozitori i njohur Lodi Luka vjen në skenën e festivalit “Skupi Kamer-Fest”

Me date 28 shtator në Muzeun e Luftës Maqedonase me fillim në orën 19:30 mbahet koncerti autorial i dirigjentit , pianistit dhe kompozitorit shqiptar që jeton në Itali Lodi Luka, njofton Portalb.mk.

Festivali " Skupi Kamer Fest "
Festivali ” Skupi Kamer Fest “

“Sfumatura | Nuances” është koncerti që mbahet në kuadër të festivalit “Skupi- Kamerfest 2033” në kuadër të festivalit “Skupi Kamerfest” edicioni i gjashtë me radhë.

Gjuha muzikore e Lodi Lukës lidhem me traditën, rrymat e ndryshme të muzikës së sotme, muzikën popullore shkodrane dhe rëndësinë e figurave muzikore.

Lodi Luka (Shkodër, 1980) jeton në Milano, Itali. Katalogu i tij përfshin opera lirike, muzikë për orkestër, solistë dhe orkestër, muzikë dhome dhe muzike për instrument solo. Kompozimet e tij janë interpretuar në institucione dhe sezone të ndryshme koncertore në Itali, Spanjë, Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë, Shqipëri, Meksikë, Poloni, Kroaci, Kosovë, Kanada, Greqi, Bullgari, Uruguaj, Tajlandë, Luksemburg.

Lodi Luka është nipi i Zef Çobës prej të cilit mori dhe mësimet e para. Më vonë shkoi në Itali për formimin e mëtejmë ku vazhdon dhe ndanë dhe sot jetën mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në Skupi- Kamerfest Lodi Luka vjen i shoqëruar nga orkestri harkor i të rinjve pranë Universitetit të Prishtinës. Mbrëmja mbahet në orën 19.30 te Muzeu i luftës maqedonase. Hyrja është falas. Drejtor i këtij festivali është violinisti i njohur Blerim Grubi.