“Kolonia Artistike ndërkombëtare Gostivari 2025” do t’i bëjë bashkë artistët nga mbarë bota në Gostivar

Shoqata e Artistëve figurativ; të Maqedonisë së Veriut “Draudacum”, organizojnë për herë të 20-të “Kolonin Artistike ndërkombëtare Gostivari 2025”. Ky aktivitet do të mbahet prej datës 19-24 qershor 2025, në Gostivar, shkruan Portalb.mk.

Arjan Rufati Kryetar i Shoqatës së Artistëve figurativë të Maqedonisë së Veriut “Draudacum”, për Portalb.mk tha se për këtë edicion kanë paraparë aktivitete të ndryshme.

“Kolonia Artistike ndërkombëtare Gostivari 2025, organizohet për her të 20 të, për këtë aktivitet janë paraparë që të mbahet pesë ditë në Qendrën për Kulturë Gostivar, përveçse do të pikturojnë artistët, janë parapa edhe vizita të ndryshme, mbrëmje gazmore dhe në fund do të kemi ekspozitën. Këto aktivitete e mbajnë gjallë artin dhe kontribuojnë për ngritjen e artit, në këto aktivitete ne kemi ftuar edhe artistë të rinj që ju jepet mundësia që të fillojnë rrugëtimin artistik pas diplomimit”, tha Rufati.

Ai gjithashtu deklaroi se pjesë e kësaj kolonie të artit do të jenë 30 artistë nga vende të ndryshme të botës.

“Në këtë aktivitet do të prezantohen diku 30 artistë nga gjitha vendet e Maqedonisë ku 12 artistë janë nga Kosova, Gjeorgjia, Kroacia, Austria, Usa, Serbia, Shqipëria dhe Turqia”, tha Rufati.

Rufati edhe më tej shtoi se risia për këtë vit, është që për herë të 20-të organizohet ky aktivitet.

“Risia e këtij aktiviteti është se kolonia Artistike këtë vit organizohet për të 20-të herë, dhe për të mbajt gjallë këtë aktivitet 20 vite nga ne si shoqatë është një punë që e bëjmë gjithë bashkë si ekip. Në kolonitë artistike nuk ka tema të caktuara, artistët pikturojnë në bazë të stilit të tyre dhe përvojës që e kanë. Artistët do të pikturojnë në Qendrën për Kulturë Gostivar dhe një ditë planifikojmë të pikturojm në natyrë në Mavrovë”, tha Rufati.

Ekspozita përfundimtare do të mbahet në 23.06.2025, në Qendrën për Kulturë në Gostivar, dhe pikturat e pikturuar nga artistët do të ngelin në fondin e Shoqatës.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV-së, Komuna e Gostivarit, Qendra për Kulturë në Gostivar dhe disa mbështetës të tjerë.

Afishja e “Kolonisë Artistike ndërkombëtare Gostivari 2025”. Foto: Arjan Rufati
Afishja e “Kolonisë Artistike ndërkombëtare Gostivari 2025”. Foto: Arjan Rufati