Klubi i Mundjes ‘Shkupi’ u shpall kampion shtetëror U15

Klubi i Mundjes “Shkupi” u shpall kampion shtetëror në Kampionatin Shtetëror U15 që u mbajt të shtunën në Shtip, duke mbrojtur titullin e fituar nga viti i kaluar, transmeton Portalb.mk.

Me paraqitje të fuqishme, luftë deri në fund dhe disiplinë sportistët e KM ‘Shkupi’ arritën rezultate në disa kategori peshe.

  Kampionë shtetëror:

  • Harun Memedi – 38 kg
  • Anuar Xhemaili – 41 kg
  • Zaim Zaimi – 44 kg
  • Abdul Aziz Azizi – 62 kg

  Nënkampionë:

  • Islam Memedi – 41 kg
  • Jetish Saliu – 48 kg
  • Muhamed Maliqi – 52kg
  • Emir Sulejmani – 85kg

 Vendi i tretë:

  • Bashkim Sulejmani – 38 kg
  • Ajati Amatovski – 41 kg
  • Emir Demiri – 68 kg
  • Ajman Ibishi – 85 kg