Klubi i futbollit “Voska Sport” është tërhequr nga Liga e parë

Klubi i futbollit “Voska Sport” nga Ohri kumtoi se nuk do të marrë pjesë në kampionatin vendor në kuadër të Ligës së parë të futbollit në Maqedoni, në pesë xhiro deri në fund të sezonit, njofton Portalb.mk.

Klubi i Nefi Useinit këtë vendim e mori një ditë pasi Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) shqiptoi dënim për “Voska”-n për tërheqjen nga terreni në duelin kundër Vardarit në xhiron e kaluar dhe i mori nëntë pikë.

“Vendimi i fundit i FFM-së është kulmi i një sërë vendimesh të njëanshme dhe të motivuara nga interesa të tjera, ku qëllimi i vetëm ka qenë dështimi ynë dhe largimi nga Liga e Parë. Me këtë rast, ne IA FALIM FEDERATËS EDHE 13 PIKËT E MBETURA. Kjo nuk është më një garë e drejtë. Ne nuk kemi luftuar vetëm me kundërshtarët në fushë, por edhe me arbitrat, të cilët sjellnin vendime pa asnjë logjikë në çdo ndeshje, por edhe kundër të gjithë faktorëve që kishin qëllim, largimin tonë nga elita. Që nga fillimi i gjysmësezonit pranveror, ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur një strategji të qartë për të na dobësuar dhe nxjerrë jashtë këtij kampionati. Na është dhënë një trajtimi i dyfishtë, ku për të njëjtën shkelje, të tjerë janë ndëshkuar më lehtë, por për ne, gjithmonë ka pasur masa të rënda”, kanë shkruan nëFejsbuk Klubi i futbollit “Voska Sport”.

“Voska Sport” ishte e dënuar edhe me gjobë prej 7.500 euro, ndërsa kryetari i klubit Nefi Useini dhe trajneri Klodian Arbri fituan seuspendim dyvjeçar.

“Voska Sport” është e plasuar e fundit në tabelë me 11 pikëe më pak nga “Brera”e cila është në vendin e 10-të dhe “Besa” në vendin e 11-të.