Klubi i dramës ‘’Ulliam Shkespir’’ sjellin komedinë ‘’Zi e më zi‘’ sonte në Tetovë

Edhe pse është grup joprofesionist, klubi i dramës ‘’Ulliam Shekspir’’ sërish ngelet një mënyrë cilësore e shpenzimit të kohës e të rinjve që i janë bashkangjitur këtij klubi. Ata sonte (16.05.2024) para publikut në Tetovë do të shfaqin komedinë me tekst nga Kristo Floqi, të titulluar ‘’Zi e më zi’’, njofton Portalb.mk

Fotografi nga provat gjenerale, të përcjellura nga regjisori i shfaqjes
Fotografi nga provat gjenerale, të përcjellura nga regjisori i shfaqjes

Artan Asllani që ka marrë përsipër drejtimin e klubit të dramës thotë se ky klub njëkohësisht do t’i ndihmojë nxënësit në zgjerimin e njohurive, kjo pasi nga Kristo Floqi të gjithë njohin komedinë ‘’Vëllazëri e interes’’, por pak e njohin komedinë ‘’Zi e më zi’’ që po ashtu është mjaft interesante.

Ai më tej shton se grupet amatore të dramës duhet të stimulohen dhe përkrahen, pasi nga këto klube shumë shpesh dalin talente që më vonë kthehen në profesionistë duke studiuar artin dramatik. Ai përmendi emra të njohur aktorësh që kishin dalë nga ky klub drame dhe theksoi se autoritetet duhet tu kushtojnë rëndësi të veçantë. Komedia ‘’Zi e më zi’’

Komedia do të shfaqet sonte në orën 19.00 në Pallatin e Kulturës.

Skeograf i shfaqjes po ashtu është nxënësi Redon Demiri, ndërsa në role: Galën e luan Mirjeta Ilazi që studion në Tetovë, ndërsa vjen nga Manastiri, rolin e Galicës e luan Bulza Abdili, Gargullin e luan Xhevdet VejseliDeti, ndërsa rolin e Bufit e luan Adi Zilbeari.

Shfaqja do ketë interpretim muzikor live: Grupa Thunderstrike, me solist Ismet Islamin, violinë Flakan Arsllani, bas- kitarë Dua Karemani dhe bateri Seid Seferi.

Në shfaqje personazhit kryesor Galës i vdes burri, Tutkuni, ndërsa shokët e burrit vinë ta ngushëllojnë njëri prej tyre fillo e josh, se si do përfundoj ngjarja, ejani në teatër dhe do ta kuptoni ! Shfaqje është në kuadër të projekteve të Qendrës për Kulturë – Tetovë.

Hyrja e lirë !