Kirgistan, të dënuarit për korrupsion duhet të kthejnë 5 deri në 10 herë më tepër se shuma e vjedhur
Presidenti i Kirgistanit, Sadir Caparov tha se një person i dënuar për korrupsion do të duhet të kthejë 5 deri në 10 herë shumën e vjedhur ndërsa disa nuk do të mund as të dalin nga burgu, raporton Anadolu.
Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Caparov ka theksuar se dënimi për krimet e korrupsionit është ashpërsuar dhe ka shtuar se për herë të fundit dëshiron t’i paralajmërojë nëpunësit civilë për korrupsion.
Ai vuri në dukje se Kirgistani nuk mund të zhvillohej në të kaluarën për shkak të korrupsionit të lartë.
“Nuk mund të merreni më me korrupsion. Ju kam paralajmëruar të gjithëve më parë dhe do t’ju paralajmëroj përsëri. Që tani e tutje, njerëzit do të duhet të kthejnë 5 deri në 10 herë më tepër shumën e vjedhur, jo dy herë më shumë. Nuk do të mund të dilni kurrë nga burgu. Mos thoni se nuk ju paralajmërova”, ka thënë Caparov.
Presidenti kirgiz paralajmëroi veçanërisht nëpunësit civilë kundër korrupsionit.