Kinematë e Shkupit “Milenium” dhe “Frosina” janë pezulluar nga rrjeti filmik Europa Sinamas sepse nuk punojnë
Pas thuajse 15 vite, rrjeti Europa Sinemas (Europa Cinemas) i pezulloi anëtarësimet e kinemave “Milenium” dhe “Frosina” në Shkup, për shkak se “Milenium” është e mbyllur nga prilli i vitit 2024, ndërsa “Frosina” nuk ka program të vazhdueshëm të filmavepër arsye të borxhit të akumuluar drejt distributorëve të filmave. Mbështetja nga rrjeti viteve të kaluara ishte midis 6.000 dhe 10.000 euro në nivel vjetor, të cilat paguheshin si subvencione për çdo biletë të shitur, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.
Kinematë janë nën kompetencë të Qendrës Kulturore Rinore (QKR), prej nga të punësuarit që vitin e kaluar apelonin se Qendra është në gjendje të mjerueshme, edhe pse deri para pesë viteve ishte një prej institucioneve me rritje më të shpejtë me program serioz dhe të ardhura të gjeneruara. Vitin e kaluar, ata paralajmëruan se për shkak të zhdukjes pothuajse të plotë të prodhimit të ngjarjeve të organizuara nga QKR, anëtarësimi në rrjetet ndërkombëtare si LiveEurope, FIAPF dhe Europa Cinemas, janë në rrezik se do të pezullohen.
“Këto rrjete nënkuptojnë jetë për QKR-në, sepse pa mbështetjen e tyre, ato do të zhdukeshin nga harta evropiane. Rrjeti i Europa Cinemas vepron sipas standardeve dhe kritereve të përcaktuara profesionale, me ç’rast anëtarësimi dhe mbështetja financiare janë të lidhura me veprimtarinë aktive dhe të vazhdueshme të projeksioneve në kinema. Parakusht kryesor është që kinematë të realizojnë rregullisht një program me filma evropianë, veçanërisht filma nga vende të tjera evropiane, si dhe të sigurojnë vazhdimësinë në punë, numër të projeksioneve dhe audiencë. Në rastin e kinemave ‘Millenium’ dhe ‘Frosina’, ndërprerja e funksionimit të rregullt dhe pamundësia për të mbajtur një program të vazhdueshëm kinemaje çoi në mospërmbushjen e kushteve të përcaktuara nga rrjeti, prandaj këto kinema nuk janë më pjesë e Europa Cinemas”, thanë burime nga industria e filmit për SAKAMDAKAZHAM.MK.
Deri në publikimin e tekstit, drejtori i QKR-së, Beni Shaqiri, nuk iu përgjigj pyetjeve tona se si do ta zgjidh problemin.
Nga Qyteti i Shkupit, nën të ilën ombrellë është QKR, na thanë se duke pasur parasysh se kinemaja “Milenium” është anëtare e Europa Sinemas nga viti 2016, ndërsa “Frosina” pothuajse 15 vite ka bashkëpunim me këtë rrjet të rëndësishëm evropian, këtë çështje e trajtojnë seriozisht dhe me përgjegjësi.
“Arsyeja për problemin aktual nuk është e thjeshtë, as nuk ka ndodhur brenda natës. Ajo lidhet me një ndërprerje afatgjatë të funksionimit të rregullt të kinemave, në veçanti problemet teknike në kinemanë ‘Milenium’, mungesën e një programi të vazhdueshëm dhe detyrimet financiare ndaj distributorëve. Meqenëse anëtarësimi në Europa Sinemas varet nga një program i rregullt, numri i projeksioneve, audienca dhe shfaqja e filmave evropianë, kinematë në periudhën e kaluar nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin plotësisht kriteret e nevojshme. Qëllimi ynë nuk është të kërkojmë fajtorë, por të gjejmë zgjidhje. Nevojitet përshtatje urgjente teknike i kinemasë ‘Milenium’, stabilizim i programit në ‘Frosina’, rregullim i detyrimeve ndaj distributorëve dhe rivendosje të komunikimit me Europa Sinemas me një plan të qartë për inkuadrim të sërishëm”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Nga kabineti i kryetarit të Qytetit të Shkupot, Orce Gjorgjievski thonë se Shkupi nuk guxon të mbetet pa kinema publike. Kinematë “Milenium” dhe “Frosina”, siç theksojnë, janë hapësira të rëndësishme kulturore, të cilat sërish duhet të jenë aktive, bashkëkohore dhe qendra kinemaje evropiane dhe relevante.
“Administrata e re e Qytetit tashmë filloi me hapa konkrete për tejkalim të gjendjes, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe procesi i rikonstruksionit dhe aftësimi teknik i kinemasë ‘Milenium'”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.