Kështu do të shënohen festat e nëntorit në Tetovë (Infografik)
Festat e nëntorit do të shënohen me një program të bollshëm kulturor, artistik dhe sportiv në Tetovë nën organizimin e Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk.
Aktivitetet fillojnë Ditën e Alfabetit, të mërkurën (22 nëntor) dhe do të zgjasin deri në Ditën e Flamurit, e martë (28 nëntor)
“Muaji nëntor padyshim është muaji i bashkimit dhe krenarisë kombëtare, prandaj bashkohuni me ne për të shënuar festat e nëntorit në një jave të mbushur me emocion dhe aktivitete të ndryshme”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.
Ky është programi i plotë.
