Këshilli Gjyqësor do t’i shqyrtojë akuzat e ambasadorit austriak i cili akuzoi për korrupsion në një rast gjyqësor

Këshilli Gjyqësor në një takim pune miratoi konkluzion që t’i kontrollojë akuzat e ambasadorit austriak në vend, Gerog Vucas, i cili dje përmës ambasadës austriake, kërkoi ndërrim të gjykatësve dhe prokurorëve që veprojnë në kontestin mes një kompanie austriake dhe një të Vallandovës dhe akuzoi se, austriakët nuk mund të paguajnë borxh prej 4,5 milionë euro, edhe pse për atë ka vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vjenë, transmeton Portalb.mk.

“Nga përmbajta e procesverbalit të marrë, anëtarët e Këshillit në takim pune konstatuan se, pjesa më e madhe e pretendimeve kanë të bëjnë me pakënaqësinë e veprimeve të Prokurorisë Publike, ndërsa në një pjesë përmendet edhe një kontest tregtar, i cili po zhvillohet para Gjykatës Themelore në Gjevgjeli, i cili po rrjedhë. Në përmbajtjen e procesverbalit, ambasada thekson dyshim se, kontesti po zhvillohet nën ndikime të jashtme. Pretendimet në njoftim do të kontrollohet nga ana e koordinatorëve të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli dhe Gjykatën e Apelit në Shkup, me inspektim të menjëhershëm të shkresave të lëndës, veprimeve të ndërmarra nga ana e gjykatësve dhe eventualisht vendimet e marra. Pas vizitave dhe inspektimit të realizuar, Këshilli Gjyqësor do të përfatisë raport, pas çka do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve konkrete për ndjekjen e lëndës, duke pasur kujdes të mos ndikojë në vendimet e gjykatës”, njoftuan nga Këshilli Gjyqësor.

Ambasada austriake publikoi se, kompania AMMA me seli në Hoenems, Austri, e cila distribuon produkte bujqësore, ka kërkesa me arbitrazhë në vlerë prej 4.5 milionë euro në kompaninë “Dena product”. Por, siç thonë prej atje, procedura gjyqësore në vend prej disa muajve, deri më 6 qershor kur Gjykata Civile miratoi vendim në favor të kompanisë austriake dhe me të cilën është ngrirë prona e kompanisë së Vallandovës, ka qenë e mjaftueshme që në këtë periudhë, prona të transferohet nga kompania në kompani.

“Njëra nga kompanitë, përmes së cilës fryhet prona e kompanisë e cila ka borxh, është në pronësi të Emilija Zaevës Kostova, kusherirë e Zoran Zaevit dhe bashkëshorte e personit që ka borxh Atanas Kostov nga Vallandova”, theksoi ambasada e Austrisë.

Sipas tyre, bëhet fjalë për keqpërdorim nga ana e noterëve, përmbaruesve dhe funksiomar gjyqësor, që janë nën ndikim të kompanisë që ka borxh.

Ambasadori ka shkruar në letër se, është i habitur se si mund të manipulohet me kadastër dhe Regjistrin Qendror dhe thekson se, si madje organizohen ankande publike për një pronë e cila duhet të ngrihet dhe paralajmëroi për ankandin e fundit që do të organizohet, ku tha se do të marrë pjesë edhe vet ai.

Ish kryeministri, Zoran Zaev, i cili përmendet në letër në kontekst të asaj se, familja e tij qëndron pas kompanisë së Vallandovës, reagoi dhe paralajmëroi padi ndaj ambasadorit austriak. Ai deklaroi se, distancohet tërësisht nga përfshirja dhe pretendon se përmendja e sërishme e emrit të tij, do të nënkuptojë edhe padi kundër ambasadorit.

Nga ana tjetër, presidenti Stevo Pendarovski tha se, ambasadori Vucas nuk ndërhyn në punët e brendshme, bëhet fjalë për obligim legjitim të çdo ambasadori.

“Edhe ambasadorët tanë kur janë jashtë, kanë për detyrë të mbrojnë interesat edhe të bizneseve private të qytetarëve, jo vetëm të institucioneve shtetërore”, tha Pendarovski.