Kërkuan 3 mijë denarë ryshfet për një dënim në komunikacion, dyshohen dy policë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me marrjen e ryshfetit për një dënim në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër nëpunësve policorë S.D. dhe H.S. të punësuar në SPB Veles, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “ryshfet” në bazë të nenit 357 të KP-së”, raportoi Policia.

Policia ka paralajmëruar edhe masa disiplinore në rast se konfirmohet rasti, ndërsa deri në këtë moment janë suspenduar nga puna.

“Në të vërtetë, nëpunësit policorë më datën 16.06.2023 për të mos e sanksionuar një kundërvajtje në trafik kanë kërkuar dhe kanë pranuar të holla prej 3.000 denarëve nga një person”, raportoi Policia.