Katër firma nga Serbia në mesin e entiteteve të sanksionuara nga Amerika në dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës

Departamenti Amerikan i Thesari kanë bërë sanksionimin e individëve dhe entiteteve në prag të dyvjetorit të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, raporton KlanKosova. Në mesin e 500 caqeve janë edhe katër firma me bazë në Serbi që janë të sanksionuara, pasi që ato sipas raportit kanë bërë furnizim me armë dhe teknikë për prodhimin e tyre.

Firmat serbe të sanksionuara janë: Kominvex DOO Beograd, Soha Info DOO Novi Banovci, Goodforwarding DOO Beograd, Research and Development Company TR Industries.

Përveç dyvjetorit të nisjes së agresionit rus, sanksionet amerikane vijnë edhe pas vdekjes së kreut opozitar rus, Alexei Navalny.

Eksportuesit e teknologjisë me bazë në Serbi

Kominvex DOO Beograd (Kominvex) me bazë në Serbi ka eksportuar mallra dhe pajisje në vlerë prej dhjetëra milionë dollarësh në kompanitë ruse të elektronikës. Shtetasi serb Marko Svorcan (Svorcan) është drejtor dhe pronar i Kominvex.

Soha Info DOO Novi Banovci (Soha Info) me bazë në Serbi ka eksportuar në Rusi pajisje elektronike me përdorim të dyfishtë në vlerë prej miliona dollarësh. Shtetasi serb Dragan Dragas (Dragas) është drejtor dhe pronar i Soha Info.

Goodforwarding DOO Beograd (Goodforwarding) me bazë në Serbi ka bërë qindra dërgesa në Rusi që nga 24 shkurt 2022, duke përfshirë mallra elektronike të nevojshme për prodhimin e raketave, dronëve dhe municioneve.

Kompania e Kërkimit dhe Zhvillimit me bazë në Serbi TR Industries (TR Industries) është e specializuar në zhvillimin e pajisjeve elektronike radio, sistemeve optoelektronike të inteligjencës dhe sistemeve të navigimit. TR Industries ka dërguar artikuj të tillë si qarqet e integruara dhe kondensatorë qeramikë me shumë shtresa në Rusi. Marrësi kryesor i dërgesave nga TR Industries ishte kompania Arteks Limited (Arteks) me bazë në Rusi, e cila është e përfshirë në shitjen me shumicë të veglave të makinerive, instalimin e makinerive dhe pajisjeve dhe riparimin e pajisjeve.