Kanoset mot i keq i ri në rajon, i mbrëmshmi përfundoi me disa viktima

Pas motit të keq që dje e goditi rajonin, Drejtoria për mbrojtje civile e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kroacisë kumtoi se vijnë vranësira të reja nga Sllavonia dhe se janë të mundshme reshje të mundshme me bubullima, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Ata publikuan edhe instruksione në Tuiter se si njerëzit të sillen gjatë motit të keq, prej të cilave një nga më të rëndësishmet është që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.

Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar nga moti i keq në Kroaci, ndërsa në Serbi disa persona, midis të cilëve edhe një fëmijë, janë lënduar pasi erërat uragane dje kanë shkulur drunj dhe pjesë nga pullazet dhe fasadat e ndërtesave, transmeton Bi-Bi-Si në gjuhën serbe.

Janë shkaktuar  edhe dëme të mëdha materiale, kumtoi Shërbimi kroat për mbrojtje civile. Në rrjetet sociale shpërndahen video nga erërat esktreme të fuqishme të cilët kanë shkulur drunj, pullaze dhe fasada të ndërtesave.

Të lënduar ka edhe në Serbi, ndërsa ata që cilët janë gjendur në rrugë në momentin kur ka ndodhur moti i keq mezi besojnë se kanë mbijetuar.

“mbrëmë isha në rrugë me nën time kur moti i keq ishte më i keq. Absolutisht nuk e di se si nga Milentijeva deri në Svetozar Markoviq mbërritëm të gjallë dhe të palënduar. Ishim vetëm të lagur si minj. Në mëngjes po e kuptoj se druri ka rënë para ndërtesës tonë dhe kur mbërrita në punë e pash se druri nga ana tjetër e rrugës ka rënë mbi ndërtesën tonë. Dëmet janë minimale, vetëm janë shkëputur kabllo optike dhe momentalisht xhungël nga degë para hyrjes”, rrëfeu Ivana Pretoviq, kryeredaktore e radios së Nishit “Siti Smart”.

Duke iu referuar zëdhënësit të ndihmës së shpejtë të Novo Sadit, Radiotelevizioni i Serbisë informoi se një vajzë në Vojvodinë është lënduar kur mbi të ka rënë një dru i cili është shkulur nga era, por që ajo është në gjendje stabile në spital.

Era ka lënduar edhe një shofer të skuterit, me ç’rast e ka rrëzuar nga automjeti. Edhe ai është në gjendje stabile, informon RTS.

Në qytetin Bërcko të BeH-së u njoftua se një person ka humbur jetën ndërsa mbi 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Stuhia shkatërroi çatinë e aeroportit në qytetin verior të Banja Llukës. Në deklaratën nga aeroporti i Banja Llukës thuhet se stuhia ishte e fortë dhe aeroporti ishte i mbyllur për transport për shkak të dëmtimit të çatisë.

Në Serbi, shiu i dendur dhe stuhitë ishin efektive në të gjithë vendin, veçanërisht në kryeqytetin Beograd. Si pasojë e stuhisë në Beograd ka rënë një vinç ndërsa aeroporti “Nikola Tesla” është mbyllur për transport.

Departamenti i Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se zjarrfikësit shpëtuan 15 persona ndërsa pati ndërprerje të energjisë në shumë qytete të vendit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se “përderisa nuk ka humbje jetësh do të mbulojmë dëmet materiale”.

Mediat e vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan se një stuhi kaq e fortë nuk është përjetuar deri më tani.