Kallëzim penal për 27 vjeçarin nga Gostivari për keqpërdorim të të dhënave personale
Një 27-vjeçar nga Gostivari ka marrë kallëzim penal për keqpërdorim të të dhënave personale, pasi në muajin shkurt të këtij viti nga një profil i rremë në Instagram kishte publikuar fotografi private të vajzave nga Gostivari, të shoqëruara me tekste me përmbajtje vulgare, transmeton Portalb.mk.
“Personi i denoncuar, K.N., më 28.02.2025 ka krijuar një profil të rremë në rrjetin social dhe nga ai profil ka publikuar postime me fotografi të gjashtë vajzave nga Gostivari, të cilat i kishte siguruar pa pëlqimin e tyre nga profilet e tyre private në rrjete sociale”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjithashtu, të dhënat personale të keqpërdorura të denoncueseve ishin plotësuar me tekste me përmbajtje fyese dhe me sharje publike të natyrës seksiste.