Ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare portieri malazez, Sharkiq

Portieri i Malit të Zi dhe i klubit anglez Millwall, Matija Sharkiq, ka vdekur sot në moshën 26-vjeçare, njoftoi klubi i tij, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sharkiqi u sëmur në Mal të Zi, derisa ishte në detyrë me ekipit kombëtar. E përditshmja malazeze Vijesti raportoi se Sharkiq vdiq në një banesë në Budva mëngjesin e së shtunës.

“I gjithë klubi u dërgon dashuri dhe ngushëllime familjes dhe miqve të Matijasit në këtë kohë tejet të dhimbshme”, tha Millwalli në një komunikatë.

Federata e Futbollit e Malit të Zi njoftoi për vdekjen e Sharkiqit përmes një komunikate.

“I dashuri ynë Matija, do të na mungosh ti dhe shpirti juaj gazmor, puna dhe pritjet tuaja madhështore”, shkroi ajo.

Ngushëllime për vdekjen e tij shprehu edhe UEFA – organi qeverisës i futbollit evropian.

Sharkiqi i bëri nëntë pritje në disfatën e Malit të Zi kundër Belgjikës 2:0 në një ndeshje miqësore të mërkurën dhe u shall njeriu i ndeshjes, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme.

I lindur në Grimsby, Angli, Sharkiqi luajti për ekipet e të rinjve të Aston Villës dhe klubit belg Anderlecht.

Ai i bëri 33 paraqitje për Millwallin, të cilit i ishte bashkuar në gusht 2023 nga klubi i Premierligës angleze, Wolves.