Janevska paralajmëroi që në shkollat fillore do të mësohet për zbatim të inteligjencës artificiale
Po përgatitet dokument me udhëzime dhe rekomandime të posaçme për arsimtarët dhe nxënësit për zbatim të iteligjencës artificiale (IA) në procesin e arsimit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në Samitin ndërkombëtar për teknologji arsimore, që po mbahet në Stamboll (2–22 qershor) në organizim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Kombëtare të Turqisë, njofton Portalb.mk.
Samiti ndërkombëtar për teknologji arsimor organizohet për të gjashtë herë. Sivjet mbi 100 pjesëmarrës- krijues të politikave arsimore nga më shumë vende, përfaqësues të institucioneve arsimore, kompani globale tekniko-teknologjike dhe parqe teknologjike fokusohen në formësimin e ardhmërisë së arsimit përmes zbatimit të inteligjencës artificiale.