Janevska: Libra për gjuhët e huaja këtë vit s’do të ketë, por nuk është problem, pasi fëmijët mësojnë nga serialet

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska tha se në vitin e ri shkollor do të ketë tekste për të gjitha paralelet, përveç teksteve për gjuhë të huaja. Megjithatë, siç thotë ajo, kjo nuk do të jetë problem sepse fëmijët i mësojnë gjuhët nga serialet dhe çështja është të kuptojnë dhe të flasin, jo të mësojnë gramatikën e gjuhës së huaj, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të ketë libra për gjuhë të huaja, por libra për gjuhë të huaja do të ketë deri në vitin tjetër. Nuk do të ketë material të shtypur të letrës për gjuhët e bashkësive që do të publikohen në ueb faqen e Byrosë për Arsim, për shkak se bëhet fjalë për gjuhë, mësimdhënësit duke i përdorur ata materiale, do të mund t’u ligjërojnë nxënësve, ndërsa nëse ka nevojë, gjuha është e gjallë, e dini fëmijët fillojnë ta mësojnë edhe nga serialet, qëllimi është ta kuptojnë dhe ta flasin, e jo të mësojnë gramatikë për gjuhën që për ta është e huaj”, deklaroi Janevska.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar LDSM-ja, nga ku thonë se DPMNE-ja dhe ministrja Janevska vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit konfirmuan se arsimi nuk do të jetë aspak prioritet për ta.

“Ministrja Janeva dje në një deklaratë skandaloze tha se nuk do të ketë tekste të gjuhëve të huaja, por kjo nuk është problem sepse nxënësit kanë mësuar nga seritë. Është për të ardhur keq që DPMNE caktoi një ministre të arsimit, i cili, mendon se është e rëndësishme që fëmijët vetëm të kuptojnë një gjuhë të huaj, e jo të mësojnë gramatikën, përemrat dhe emrat. Krahas kësaj deklarate tejet skandaloze dhe njëkohësisht komike, Janevska pohoi se statusi i edukatoreve për DPMNE-në nuk është i rëndësishëm. Ai ka konfirmuar se të ardhurat dhe pagat e arsimtarëve nuk do të rriten siç ishte në kohën e LSDM-së”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit, ashtu siç pati këtë vit.