Humbje të madhe të ujit të pijshëm dhe parregullsi tjera financiare, konstatoi Revizioni për NPK “Standard”

Enti Shtetëror për Revizion gjatë kontrolleve të kryera në Ndërmarrjen Publike Komunale “Standard” në Dibër, ka konstatuar se ka humbje të mëdha të ujit të pijshëm dhe shumë parregullësi tjera, transmeton Portalb.mk.

“Funksionimi dhe vazhdimësia e NPK është në pikëpyetje për shkak të numrit të madh të parregullsive të konstatuara në punë dhe përqindjes së lartë të ujit të pafaturuar, prej 81 %”, raportoi Enti Shtetëror për Revizion.

Në raportin e publikuar nga Revizioni, konstatohet që nuk ka raport real dhe objektiv financiar për vitin 2022 në këtë ndërmarrje. Mendim jo i volitshëm është shpreh edhe në atë se sa është puna e kësaj ndërmarrje në përputhje me rregullativën dhe udhëzimet.

Gjatë vitit 2022 deri te Komuna Qendra Zhupë ishin dërguar 512 460 metra kub ujë për pije, duke mos faturuar asgjë. Revizioni konstatoi që vetëm nga ky rast janë humbur 9.7 milionë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqeedonisë së Veriut.

Revizioni ka konstatuar që më pak se gjysma e shfrytëzuesve nuk kanë matje të saktë të ujit të shfrytëzuar, duke sqaruar që te shumica matja është paushall.

Në këtë ndërmarrje është konstatuar që brenda vitit janë kryer blerje në vlerë mbi 4 miliardë denarë, duke mos i ndjekur procedurat për blerje publike.