Holanda u përjashtua nga finalja e Eurovizion 2024

Artisti që përfaqësonte Holandën në Eurovizion, Joost Klein me këngën “Europapa” është diskualifikuar nga Eurovizion 2024, transmeton Portalb.mk.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) përmes një deklarate ka thënë se Policia suedeze ka hetuar një ankesë të bërë nga një anëtare grua e ekipit të produksionit pas një incidenti pas performancës së tij në gjysmëfinalen e së enjtes mbrëma.

“Ndërsa procesi ligjor merr rrjedhën e tij, nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte në garë. Dëshirojmë të bëjmë të qartë se, ndryshe nga disa raportime në media dhe spekulime të mediave sociale, ky incident nuk ka përfshirë asnjë interpretues apo anëtar tjetër delegacioni”, thuhet në deklaratë.

Ata theksuan se kanë politikë të tolerancës zero ndaj sjelljeve të papërshtatshme.

Finalja e Madhe edicionit të 68-të Eurovizionit do të vazhdojë me 25 këngë pjesëmarrëse.

Eurovizioni këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’, e cila edhe në vitin 2012 Suedisë i solli fitoren me këngën ‘Euphoria’, kështu duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.

Eurovizioni sivjet realizohet në masa të mëdha sigurie nga ankesat për pjesëmarrjen e Izraelit për shkak të bombardimit të Gazës. Në Evropë janë bërë thirrje dhe protesta të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga gara.