Historia nuk përsëritet, sepse Zelensky nuk është Hitleri

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale shpërndahen narrativa se Ukraina është naziste dhe fashiste, se atje lavdërohet nazizmi (neo-nazizmi) dhe se Zelensky është nazist. E gjithë kjo është bërë për të justifikuar agresionin rus kundër këtij vendi sovran që ka më shumë se një vit, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në Facebook që krahason liderin nazist të Gjermanisë Adolf Hitler me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke theksuar se “historia përsëritet”.

Postimi shpërndan dy fotografi. Njëra daton nga viti 1933 dhe tregon Adolf Hitlerin duke përshëndetur Alberto Vassallo di Torregrossa, Nunc Apostolik në Bavari me rastin e Ditës së Artit Gjerman në Mynih.

Fotoja e dytë është nga takimi i fundit i Zelenskit me Papa Françeskun.

Të pretendosh se historia përsëritet dhe të bësh një paralele mes Zelenskit dhe Hitlerit është një spin klasik dhe është në frymën e propagandës ruse.

Teoricienët e konspiracionit dhe propagandistët rusë përpiqen vazhdimisht ta portretizojnë presidentin e Ukrainës si një simpatizant neonazistë ose nazist, edhe pse Zelensky është hebre dhe tre familjarë të tij vdiqën në Holokaust.

Duke komentuar këto akuza, Zelensky dikur tha se Moska “ndjek të njëjtin koncept të Goebbels dhe ata përdorin të njëjtën metodologji” në përpjekjen për të justifikuar luftën kundër Ukrainës.

Nuk është hera e parë që në rrjetet sociale shpërndahen narrativa se Ukraina është naziste dhe fashiste, se atje lavdërohet nazizmi (neo-nazizmi) dhe se Zelensky është nazist. E gjithë kjo është bërë për të justifikuar agresionin rus kundër këtij vendi sovran që ka më shumë se një vit.

Vërtetmatëi ka shkruar për këtë temë, kur Zelensky është krahasuar në mënyrë manipulative dhe të pabazë me Hitlerin dhe ka qarkulluar edhe një foto në të cilën ai kinse mban një këmishë me një svastikë në të. Kontrolluesit e fakteve të AFP treguan se fotografia e shpërndarë ishte ndryshuar në mënyrë digjitale dhe se fotografija ishte manipuluar.

U shpërnda edhe një fotografi pas një dasme, ku të sapomartuarit duket se po rikrijojnë një përshëndetje naziste me flamurin ukrainas në sfond. Megjithatë, verifikimi i fakteve zbuloi se fotografia e të ftuarve të dasmës që imiton një përshëndetje naziste nuk ishte bërë në Ukrainë, por në Rusi.

Narrativa neo-naziste filloi në fund të shkurtit 2022 nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se udhëheqja e Ukrainës përfshinë neo-nazistë. Putin, duke nisur “operacionin e tij special” në Ukrainë, e justifikoi ndër të tjera me “denazifikimin” e këtij vendi.

Përdorimi i termit “denazifikim” në konotacion me Ukrainën është krejtësisht i gabuar, vlerëson politologu Andreas Umland nga Qendra e Stokholmit për Studimet e Evropës Lindore (SCEEUS). Ai thekson se presidenti aktual i Ukrainës është një hebre që mundi një kandidat jo-hebre në zgjedhjet e fundit.

Umland vëren se ka forca ekstremiste të krahut të djathtë në Ukrainë, të cilat, megjithatë janë ende të dobëta në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Në zgjedhjet e fundit, Fronti i Bashkuar i ekstremit të djathtë fitoi vetëm 2.15 për qind të votave, thekson Umland.

Një njësi ushtarake me prejardhje ekstremiste të djathtë, e cila ishte aktive në fillim të konfliktit në Donbas, është vënë në qendër të kritikave. Por ai grup, sipas Umland, po integrohet në njësitë ekzistuese të Gardës Kombëtare. Grupet ekstremiste të krahut të djathtë janë një fenomen i vogël në Ukrainë, përfundojnë ekspertët.

Si kujtesë, Ukraina e ndaloi promovimin e nazizmit në vitin 2015.

Prandaj, mund të thuhet se nuk ka asnjë lidhje midis Zelenskit dhe Hitlerit dhe ai në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me liderin nazist gjerman. Krahasime të tilla janë pjesë e propagandës ruse që krerët e Rusisë e shtyjnë me këmbëngulje për të justifikuar agresionin e tyre ushtarak kundër Ukrainës. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si një manipulim që abuzon me kontekstin në të cilin janë krijuar fotot e shpërndara, me qëllim dërgimin e një mesazhi të gabuar dhe të pasaktë.

Disklejmer i ri, baner, NED