Gzime Bakiu në OpenMic: Fjalët e njerëzve nuk ndalen, vajzat mos e çajnë kokën por të ecin drejt suksesit

Në episodin e pare të OpenMic në Portalb flasim me Gzime Bakiun, drejtoreshën e çerdhes “Fidani” në Shkup.

Me të biseduam për sfidat e grave në udhëheqje, rëndësinë e dërgimit të fëmijëve në çerdhe, punën me prindërit dhe fëmijët, rastet problematike, përdorimin e gjuhës angleze nga fëmijët, “llastimin” e fëmijëve në shtëpi, ambientimin e fëmijëve në kopsht dhe shumë të tjera.

Nuk e di nga të filloj”, tha Bakiu duke qeshur kur u pyet për sfidat e përditshme me të cilat përballet ajo në punë.

“Të gjithë vajzat duhet të kenë vetëbesim dhe ia dalin çdo pune, çdo sfide, pasi unë vetë jam nënë e tre fëmijëve, kam punuar qysh në moshën 20 vjeçare në këtë profesion kam qenë si edukatore dhe sot si udhëheqëse, mirëpo nuk jam ndalur”, tha mes tjerash Bakiu.

Pavarësisht sfidave ajo porositi që të pavarësisht sfidave, vajzat mos ta kthejnë kokën prapa por të vazhdojnë para, sepse “fjalët e njerëzve nuk ndalen”.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.