Grkovska: Grubi, Osmani, Tupançevski, Xhemaili dhe Dimovski e kanë shkelur Kodin Etik

Artan Grubi, Metodija Dimovski, Nikolla Tupançevski, Hisni Xhemaili dhe Bujar Osmani, kanë marrë paralajmërime për mosrespektim të Kodit për Sjellje Etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Këtë e tha sot në brifingun e sotëm me gazetarët, zëvendëskryeministrja e Obliguar për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, njofton Meta.mk.

“Pavarësisht të gjithave dhe pavarësisht se për këtë bëhet fjalë, ne vendosim në bazë të argumenteve. Nuk na intereson se për këtë bëhet fjalë, por nëse funksionarët e kanë shkelur kodin ose jo. Mund të them se ka ndryshim në sjellje. Rekomandimet tona janë që çdo institucion të ketë person përgjegjës për kodin”, tha ajo.

Në pyetjen e Meta.mk, nëse ka ndodhur që ndonjë funksionar që edhe përskaj paralajmërimit edhe më tej ta shkelë kodin, ajo tha se në atë rast, vendimin përfundimtar e merr kryeministri.

“Nëse ka shkelje edhe më tej nga personaliteti i njëjtë, e informojmë për atë kryeministrin, i cili mund të shqiptojë disa prej masave. Për shembull, mund t’i shqiptojë paralajmërim publik, por mund të kërkojë edhe shkarkim”, tha Grkovska.

Ajo nuk u përgjigj në pyetjen nëse ka pasur trysni nga funksionarët në lidhje me shqiptimin e paralajmërimeve.

Zëvendëskryeministri paraprakisht e paralajmëroi Artan Grubin që të mos i keqpërdorë zyrat e Ministrisë për Sistem Politik për qëllime dhe aktivitete partiake. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për shkelje të kodit etik, funksionarët që do ta shkelin kodin mund të marrin vetëm paralajmërim.