Global Game Jam Shkup do të fillojë më 24 janar

Edicioni më i ri i Global Game Jam Shkup 2024 organizohet edhe këtë vit, një ngjarje ku lojtarët e rinj dhe programuesit e ardhshëm profesionistë konkurrojnë në krijimin e video lojërave përgjatë kohës së shkurtër që zgjat eventi, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të eventit, është planifikuar një konferencë e udhëhequr nga zhvilluesit (developers) në të cilën zhvilluesit e ardhshëm të lojërave mund të fitojnë njohuri të quajtur “Mini Game Jam Conference”, e cila do të zgjasë nga 24 deri më 26 janar në hapësirën Base42.

Ngjarja kryesore fillon më 26 janar në orën 20:00 dhe do të moderohet nga mentorë nga komuniteti i lojërave Galactic Omnivore, të cilët do të ndihmojnë në formimin dhe organizimin e ekipit për temën e ngjarjes për krijimin e lojërave.

Do të sigurohet ushqim dhe pije, akomodim ndërsa të miturit do të duhet të kenë një certifikatë miratimi nga një prind ose kujdestar.

Të interesuarit mund të regjistrohen në këtë link, pjesëmarrja kushton 300 denarë.