Gjykata Speciale ua vazhdoi paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, transmeton Lajmi.net.

Gjyqtari në këtë rast ka konstatuar se nuk kanë pushuar arsyet për ndërprerjen e kësaj mase.

Arsyetimet mbetën të njëjta: Ndikim në dëshmitarë dhe prova.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.