Gjashtë gjigantë të teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullores së re Evropiane

Komisioni Europian ditën e Mërkure përcaktoi 22 shërbime nga 6 kompani madhore të teknologjisë si “rojtarë” të shërbimeve online që ofrojnë komunikim dhe video, njofton PcWorld Albanian.

Kompanitë e prekura janë Google, Amazon, Apple, Meta, Microsoft, dhe TikTok. Një listë rregullash përcaktuar nga Akti i Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Europian do të detyrojë sektorin që në mënyrë dramatike të rimodelojë praktikat e biznesit, një lëvizje e cila mund të inkurajojë masa të ngjashme në vende të tjera të botës.

Nën rregulloren DMS, e cila hyri në fuqi në Nëntor, kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në muaj dhe vlerë tregu prej mëse 75 miliardë eurosh konsiderohen si rojtarë që ofrojnë një shërbim kyç.

Bizneset e etiketuara si të tilla do tu kërkohet që ti bëjnë aplikacionet e tyre të ndërveprueshme me të rivalëve dhe të lejojnë përdoruesit të vendosin cilat aplikacione duan të instalojnë në pajisjet e tyre.

Google pati numrin më të lartë të shërbimeve të etiketuara përfshirë Android, Maps dhe Search të cilët do të përballen me rregulla të ashpra. Facebook, Instagram, Marketplace dhe WhatsApp janë kualifikuar gjithashtu si “rojtarë.”

Kompanitë mund të gjobiten deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore. Shërbimet e e-maili nga Google dhe Microsoft si dhe shfletuesi Samsung u përjashtuan nga efektet e rregullores pasi kompanitë ofruan argumente të mjaftueshme duke treguar se shërbimet nuk kualifikon si rojtarë.