Franca dëshiron dhe punon që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ishte mesazhi i takimit Kovaçevski – Makron

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku më kryediplomatin Bujar Osmani kanë zhvilluar takim me udhëheqësin francez, Emanuel Makron, duke vlerësuar që procesi eurointegrues nuk duhet të ketë vonesa, transmeton Portalb.mk.

“Kryeminisi e ka falënderuar Presidentin e Francës për angazhimin e tij personal në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union”, raportojnë nga Kryeministria, duke shtuar që “Presidenti Makron e mbështeti vendimin e Qeverisë që të punon në realizimin e agjendës evropiane dhe theksoi që në këtë rrugë do të vazhdon të ketë mbështetjen e fortë dhe të zëshme të Francës”.

Pas takimit u theksua mbështetja e Francës dhe bashkësisë ndërkombëtare që Maqedonia e Veriut mos të ngec në të ardhmen në procesin eurointegrues.

Ndryshe, Sofja zyrtare në vitin 2019-të kërkoi që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Me ndërmjetësimin e Francës, në RMV dhe Bullgari u votua një propozim për zgjidhjen e problemeve mes bullgarëve dhe maqedonasve, ndërkaq më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht derisa nuk futen bullgarët në Kushtetutën e RMV-së.