Florian Nesimi në OpenMic: Shahu ka parime të demokracisë, mund të shërbejë si terapi kundër stresit  

Në episodin 21 të OpenMic në Portalb.mk flasim me shahistin Florian Nesimi. 

Me Florianin biseduam për shahun, teknikat, sfidat, përfitimet, specifikat dhe shumë të tjera.  

Ai dha më tepër detaje për lojën e shahut dhe shumëçka rreth kësaj loje.  

“Shau definitivisht të largon edhe nga problemet ditore për shkak se kur ulesh në atë tavolinën e shahut dhe për shembull duhet ta bësh një lëvizje për të cilën duhet të mendohesh 15 minuta për një lëvizje dhe brenda atyre 15 minutave që ti mendohesh ta gjesh lëvizjen e duhur dhe që është lëvizja më e fortë e atij momenti, ti me siguri se i harron të gjitha problemet tjera, dhe kështu lirisht mund të themi se mund të jetë si një terapi kundër stresit”, tha ai. 

Nesimi tha se ua sugjeron të gjithëve që ta praktikojnë shahun si lojë sepse e njëjta sjell shumë përfitime. 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.