Filmi “Everybody Calls Redjo”, do të ketë premierë në Kroaci
Filmi shqiptar “Everybody Calls Redjo”, nën regji të Ibër Dearit, më 9 gusht me fillim nga ora 21:00, në ambientin veror Ljetno Kino Supetar në Kroaci do të ketë premierën e tij ndërkombëtare, si pjesë e edicionit të 10-të të Braç Film Festival, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare në arenën ndërkombëtare, shkruan Portalb.mk.
Braç Film Festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme për film artistik, për debutantë dhe filma të rinj.
Filmi shqiptar “Everybody Calls Redjo”, tratjton temat e identitetit, përkatësisë dhe mardhënieve familjare përmes një rrëfimi emocional dhe të ndërtuar më ndjeshmëri. Regjia, skenari dhe interpretimi mbartin një qasje autentike që ka zgjuar interesin e publikut dhe kritikës. Pritet që filmi të ngjallë diskutim dhe reflektim, sidomos mes të rinjëve dhe publikut që kërko kinema me përmbajtje të thellë dhe të vërtetë.
Pjesëmarrja në festival ndërkombëtare si Braç Film Festival në Kroaci, ku do ta ketë premierën e tij ndërkombëtare, është dëshmi e potencialit që ky film ka për të prekur një audiencë të gjerë dhe për të fituar vëmendje në qarqet kinematografike evropiane.