Filloi regjistrimi i nxënësve në shkollën e re në Vizbeg

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, dhe drejtori i shkollës së re të Vizbegit, Kadri Elezi, I vizituan hapësirat e objektit të kësaj shkolle për të shënuar nisjen e procesit të regjistrimit të nxnëësve të parë të kësaj shkolle, transmeton Portalb.mk.

“Shkolla e re komunale në Vizbeg filloi me punë. Prej sot, zyrtarisht filloi regjistirmit i filloristëve në shkollën e re fillore komunale “Vizbeg”, më lagjen e Vizbegit. Në detaje u njoftova me puënn e komisionit që kryen regjistrimin e filloristëve.”, deklaroi Kostovski.

Kostovski vlerësoi që SHFK “Vizbeg” është plotësisht e gatshme për punëpër viin e ri akademik.

Nw muajin shkurt, kryetari Kostovski e kishte emwruar mwsimdhwnwsin e historisw, Kadri Elezin, pwr drejtor nw SHFK “Vizbeg”.

Kujtojmë se për këtë shkollë që nga viti 2012 e këndej janë bërë një maratonë premtimesh.

Kapaciteti i kësaj shkolle pritet të jetë për 500 nxënës.