FIFA: Në Gaza do të ndërtohet stadium kombëtar dhe 50 fusha mini-futbolli

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA)njoftoi se në Gaza do të ndërtohen stadiume dhe objekte sportive për futboll, transmeton Portalb.mk.

Sipas FIFA-s, është nënshkruar marrëveshje historike partneriteti me “Bordin e Paqes” për Gazën, i krijuar nën udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump. Qëllimi është tërheqja e investimeve nga liderë dhe institucione ndërkombëtare, duke shfrytëzuar fuqinë e futbollit.

Në fazën e parë prioritet do të jetë infrastruktura. Do të ndërtohen 50 mini-fusha FIFA Arena pranë shkollave dhe zonave të banuara, pesë fusha të mëdha, një Akademi FIFA me teknologji të avancuar dhe një stadium kombëtar me 20 mijë vende.

Programi parashikon gjithashtu hapjen e vendeve të punës për banorët lokalë, përfshirjen e të rinjve në tregun e punës, organizimin e ligave për djem dhe vajza, si dhe nxitjen e aktiviteteve tregtare lokale.