Festivali “Skupi”, nesër zbarkon në Tetovë, net të mbushura me art dhe kulturë nga e gjithë bota
Nesër (14 korrik), në sheshin “Iliria”, në Tetovë, me fillim nga ora 20:30, fillon edicioni i 19-të i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI”. Ky festival do të mbahet prej datës 13-17 korrik në qytete të ndryshme si në Tetovë, Zhelinë, Shkup dhe me datë 17 korrik e përmbyllin festivalin me një koncert në Komunën e Studeniçanit, shkruan Portalb.mk.
Në këtë edicion do të paraqiten grupe të ndryshme nga vendi dhe më gjerë si: Meksika, Kili, Paraguay, Italia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Qiproja Veriore dhe Maqedonia e Veriut.
Burhan Saliu Kryetar i festivalit njëherit edhe Kryetar i SHKA “Karshiaka”, Shkup, për Portalb.mk tha se ideja dhe qëllimi i tyre është ti promovojnë vlerat kulturore gjithandej nga vinë.
“Këtë vit do të shënojmë edicionin e 19-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI”. Edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit po vazhdojmë me të njejtin ide dhe qëllim, që ti promovojmë vlerat kulturore gjithandej nga na vinë. Jo vetëm në Shkupin tonë të dashur, por një diverzitet, një urë lidhëse, duke u mundësuar edhe qyteteve të tjera që drejtpërdrejtë të njihen me kulturat siç janë: Meksika, Chili, Paraguay, Qiproja Veriore, Turqia dhe shumë vende të tjera”, tha Saliu.
Ai edhe më tej shtoi se edhe këtë vit publikun e presin risi të shumta.
“Risi për këtë vit është Kili dhe Paraguay. Ne për çdo vit sjellim shtete të ndryshme, kolori, tradita të ndryshme, jo vetëm të shteteve përreth që kemi, po ideja është që të bëjmë një gërshetim të kulturave”, tha Saliu.
Saliu tha sevitin e ardhshëm, në 20-të vjetorin e festivalit, ta shëndrojnë në nivel garues.
“Jemi një ekipë më shumë përvojë të madhe, dhe këto 19-të vite kemi bërë që ky festival të jetë me karakter revial. Neve planifikojmë që vitin e ardhshëm, vitin jubilar të shënimit të 20-të vjetorit të festivalit, ta shëndrojmë, prej një festival revial në një festival me karakter garues, që do ti ngjaj festivaleve botërore, që do të garojnë grupet, shtetet mes vete për çmimin e parë, çmimin e dytë, çmimin e tretë e shumë çmime të tjera”, tha Saliu.
Ai edhe më tej potencoi se këto festivale duhet të jenë në një kategori të veçantë, dhe jo për çdo vit ata të bien në siklet, të kërkojnë dhe ti lusin njerëzit.
“Pyetje që vazhdimisht i përgjigjemi, por më vjen shumë keq që jemi edhe kritik, nuk është ajo që duhet, që këto festivale të kenë atë që e meritojnë, fatkeqësisht. Vazhdimisht apelojmë që këto eventimente, kto festivale që kanë dëshmuar ndër vite, me atë që prezantojmë, me atë që e organizojnë, e kërkojnë mbështetjen, jo minimale që po na ofrojnë fatkeqësisht. Kemi mbështetje nga Ministria e Kulturës, por jo atë që e meritojmë. Shpresojmë që këtë vit me organizimin tonë ti bindim se këto festivale duhet të jenë në një kategori të veçantë, që ne most ë biem në siklet çdo vit të kërkojmë, ti lusim njerëzit për gjëra elementare”, tha Saliu.
Saliu shtoi se këtë vit u përzgjodh Tetova për kushte më të mira si për musafirët por gjithashtu edhe për stafin organizativ.
“Tetovën e përzgjodhëm për kushte më të mira, neve si organizatorë mundohemi të bëjmë servimin më të mirë kundrejt musafirëve dhe zgjohëm konviktin shtetërorë të Universitetit të Tetovës, për faktin që janë kushtet më solide, më të mira, për t’ju ofruar musafirëve kushte më komode”, tha Saliu.
Ai potencoi se këto manifestime janë shumë të rëndësishme për promovimin e vlerave kulturore si komb.
“Gërshetimin dhe këmbimin e vlerave kulturore mes shteteve mes veti, qofshin ato të Meksikës, promovojnë vlerat te shteti jonë, por edhe ata njihen me vlerat tona qoftë kulturore, qofshin ato të dokeve, të traditave, mentaliteti jonë, kultura jonë dhe shumë vlerave të tjera që ne si komb mundohemi ti promovojmë në mënyrën më të mirë”, tha Saliu.
Agjenda e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “SKUPI”: