Është vjedhur një aparat për eho në spitalin e Kërçovës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në polici është denoncuar mungesa e një aparati për eho në spitalin e Kërçovës, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 21.10.2024, në ora 11:45 në DPB-Kërçovë është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës mungon një aparat për eho, i cili ishte donacion nga Ministria e Shëndetësisë gjatë pandemisë së COVID-19 në vitin 2021”, thonë nga MPB.

Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.