Është rrëzuar një avion i Azerbajxhanit në Kazakistan, në bord ndodheshin dhjetëra persona

Një avion pasagjerësh është rrëzuar pranë Aktau në Kazakistan, teksa në bord ndodheshin 62 persona dhe 5 anëtar të ekuipazhit, pra gjithsej 67, transmeton Portalb.mk. Autoritetet kazake njoftuan se 32 të mbijetuar ishin shpëtuar, raporton Reuters.

Avioni, i operuar nga Azerbajxhani Airlines, shpërtheu në flakë pas rrëzimit.

Ministria e Emergjencave të Kazakistanit tha në një deklaratë se shërbimet zjarrfikëse kishin shuar flakët dhe se të mbijetuarit, përfshirë dy fëmijë, po trajtoheshin në një spital aty pranë.

Fluturimi i Azerbajxhanit Airlines ishte në rrugë nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi , por u ridrejtua për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua në qytetin Aktau pranë aeroportit, në perëndim të vendit.

Shërbimet e urgjencës po punonin për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha ministria e emergjencave të Kazakistanit.

“Në bord ndodheshin 62 pasagjerë, përfshirë 5 anëtarë të ekuipazhit, gjithsej 67 persona. Në mesin e pasagjerëve nuk kishte fëmijë, së shpejti do të jepet informacion për viktimat. Sipas informacioneve ka të mbijetuar, u jepet ndihma e parë. Kontaktet kryhen me palën e Kazakistanit dhe ofrohet mbështetja e nevojshme operative nga agjencitë e shpëtimit emergjent të Kazakistanit në vendin e ngjarjes”, njoftuan nga Azerbajxhani Airlines.