Është dorëhequr shefi i zbulimit ushtarak izraelit, mori përgjegjësinë për rastin e 7 tetorit

Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen të mërkurën ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit, transmeton Zëri i Amerikës.

Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite që nga viti 1985, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga posti. Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që thanë se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin.

“Dështimi i organeve të zbulimit ishte faji im”, tha Haliva gjatë ceremonisë së largimit nga posti të mërkurën ndërsa bëri thirrje për një hetim kombëtar “në mënyrë që të studiohen” dhe “të kuptohen tërësisht” arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Rasti i 7 tetorit, bëri që Izraeli të fillojë luftë gjenocidale në gaza, ku janë vrarë mbi 40.000 palestinezë, duke mos i kursyer, as fëmijët dhe gratë. Pamjet që vijnë nga Gaza janë të tmerrshme, ndërsa bota nuk po ndërmerr asnjë masë.

Kreu i forcave të armatosura, Gjenerali Herzi Halevi dhe kreu i agjencisë Shin Bet të zbulimit, Ronen Bar, morën përgjegjësinë pas sulmit, por kanë qëndruar në detyrë gjatë luftës në Gazë.