Energjia efikase: Investim i realizueshëm, por i shtrenjtë nëse nuk ka mbështetje shtetërore

Një shtëpi në një lagje në Shkup, pa izolim, e cila tani mezi ngrohet me dru, duke kontribuar kështu në ndotjen e ajrit, mund të bëhet për tre herë një objekt më efikas energjetik me një ndikim po aq më të vogël në ajrin që thithim. Por, për atë është e nevojshme mbështetje institucionale dhe financiare sepse investimi është i madh për një familje mesatare dhe përfitimi kthehet në rreth 30 vjet.

Kjo thuhet në një hulumtim të Eko-svest, të publikuar detajisht  në Analizën për Zbatim dhe Miratim të Legjislacionit për Energji Efikase, në lidhje me atë se si një shtëpi tipike e një familjeje 4 anëtarësh nga vendbanimi Kozle në Shkup, siç ka me mijëra në të gjithë vendin, mund të përjetojnë një transformim të tillë.

Në studimin thuhet se shtëpia është 57 metra katrorë, e ndërtuar me tulla dhe llaç më shumë se 60 vjet më parë, nuk ka izolim në mure dhe tavan, ka dritare të vjetra dhe ngrohet nga një furrë e vendosur në kuzhinë e cila në dimër shpenzon rreth 4 metër kub dru zjarri.

Si shumë amvisëri tjera, edhe në këtë shtëpi ngrohen vetëm pak më pak se gjysma e hapësirës, pra 27 metra katrorë. Me këtë, dhomat e tjera janë të ftohta dhe tërheqin nxehtësinë nga kuzhina, e cila nuk lejon as në hapësirat e ngrohta të zhvillohet një nxehtësi më e lartë. Kanë edhe një pompë ngrohëse por nuk e përdorin për shkak të çmimit të energjisë elektrike.

Në analizë thuhet:

  • Studiuesit kanë llogaritu që nëse në muret e jashtme vendoset izolim me trashësi 20 centimetra, investimi do t’u kushtojë 542 mijë denarë dhe kjo do t’u sjellë kursim vjetor prej 18 mijë denarë. Investimi plotësisht do të kthehet pas 29 vitesh.
  • Për vendosjen e termo izolimit në tavan, amvisëria do të duhet të investojë 43 mijë denarë, që do të rezultojë me kursim vjetor prej rreth 670 denarë. Investimi do të kthehet në 64 vjet.
  • Për zëvendësimin e të gjithave dritareve dhe dyerve prej druri me efikasitet energjetik do të duhet të investojnë mbi 63 mijë denarë. Me këtë do të kursejnë rreth 590 denarë në vit, me çka investimi do të kthehet për më shumë se 1 shekull.

Mirëpo, siç thonë nga Eko-svest, për ta realizuar këtë transformim, amvisërive do t’u nevojiten mbi 10 mijë euro, para që shumica nuk mund t’i përballojnë.

“Për të mbështetur transformimin e këtyre amvisërive, për momentin nuk ka asnjë mbështetje apo ndonjë punkt informacioni ku qytetarët mund të informohen për mënyrat e disponueshme alternative se si të bëhen me energji më efikase ose të marrin këshilla nga ekspertë”, thonë nga Eko-svest duke shtuar se menjëherë është e nevojshme aktivizimi i Fondit për Energji Efikase, i cili është prej kohësh po paralajmërohet.

Fondi do t’u jepte familjeve mundësinë për të zbatuar të gjitha këto masa dhe për të përmirësuar standardin me grante dhe qeverisë do t’i sigurojë  vazhdimisht para publike për financimin e masave për energji efikase, vlerësojnë nga organizata.