‘Elita 5’ do të mbajë koncert në Pallatin e Kulturës të Tetovës më 31 maj

Rok grupi tetovar ‘Elita 5’ me 31 maj do të mbajë koncert në Pallatin e Kulturës të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Pallati i Kulturës së Tetovës informoi se me kërkesë të shumë artdashësve janë dakorduar që të realizojnë koncert me rok grupin ‘Elita-5’.

“Sot në zyrat e Qendrës së Kulturës, patëm nderin të presim anëtarët e rok grupit Elita 5, ku u diskutua rreth organizimit të koncertit madhështor të këtij grupi të famshëm, që sipas planit mbetet 31 maj 2024”, thanë nga Pallati i Kulturës.

Rreth detajeve tjera, Qendra e Kulturës do të informojë në periudhën në vijim.

Kujtojmë që ‘Elita 5’ nesër (12 prill 2024) do të pereformojë në stadiumin e qytetit në Tetovë, me rastin e fillimit të punimeve për rikonstruimin e stadiumit.