Ekspozitë e hapur në Shkup kushtuar lumenjve:“Jetë të formuara nga uji”

Nën moton “Jetë të formuara nga uji”, në Qendrën Kulturore Informative në Shkup u hap ekspozita me shtatë fotografi nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia, të cilët përmes objektivitetit të tyre fotografik përjetuan rolin e lumit në natyrë dhe në jetën e njeriut, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ekspozita “Jetë të formuara nga uji”, zbulon kompleksitetin e marrëdhënieve tona me lumenjtë dhe i dokumenton lidhjet midis njerëzve dhe lumenjve dhe është pjesë e iniciativës  “Së bashku për lumenjtë”, e cila synon të mbrojë më shumë se 400 kilometra lumenj në të gjithë rajonin tonë.

“Kultura është medium përmes të cilit mundemi dhe duhet t’i komunikojmë çështjet në fushën e mbrojtës së mjedisit jetësor, ndërsa rezultati nga ajo janë veprat e disa fotografive që dolën nga lumenjtë në vendet e tyre dhe e hulumtuan lidhjen mes njerëzve dhe ujit”, tha Gjorgji Mitrevski nga “Eko Svest”

Igor Vejnoviq nga “The Nature Conservancy” theksoi se iniciativa “Së bashku për lumenjtë” realizohet nëpërmjet të gjashtë organizatave ekologjike në pesë vende të rajonit dhe synon të mbrojë në mënyrë të përhershme lumenjtë më të vlefshëm në rajon. Ai theksoi se rajoni është një pikë e nxehtë e biodiversitetit lidhur me ekosistemet e ujërave të ëmbël, të cilat duhet të mbrohen, por njëra nga qëllimet e iniciativës është kthimi i njerëzve në lumenj.

Ekspozita “Jetë të formuara nga uji”, foto nga profili në Facebook i Filip Lafazanovski
Ekspozita “Jetë të formuara nga uji”, foto nga profili në Facebook i Filip Lafazanovski

Iniciativa është nisur nga organizata ndërkombëtare  për mbrojtjen e natyrës “Nature Conservancy”, ndërsa partnerë janë “Eko Svest” nga Maqedonia e Veriut, Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit nga Banja Luka, shoqatat “Dinarica”, dhe “Novi val” nga Bosnja dhe Hercegovina, “Eco-team”  nga Mali i Zi dhe shoqëria ekologjike “Rzav” nga Serbia.

Në kuadër të kësaj iniciative, “Eko Svest” në bashkëpunim me komunën e Demir Kapisë dhe Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e filluan procedurën për rishpalljen e grykës së Demir kapisë si zone të mbrojtur, e cila do të sigurojë mbrojtje aktive të një pjese të rrjedhës së poshtme të lumit Vardar  dhe degëve të tij të pastra dhe të paprekura.