Edgar Morin-i dhe disa mësime për të gjithë

Në dekadën e fundit, ka pasur zëra që na kanë deklaruar se Evropa ka vdekur dhe se Evropa ka mbaruar.

Kohët e fundit, nga administrata amerikane janë bërë disa komente që kanë dhënë parashikime të zymta për evropianët.

Dhe kjo ka të bëjë me lehtësimin e kontrollit jo vetëm të emigracionit.

Në fakt, të dyja palët kanë humbur kontrollin, dhe nëse Evropa sipas politikanëve amerikanë ka mbaruar deri në një farë mase, atëherë me siguri edhe pjesa tjetër e qytetërimit perëndimor do të preket gjithashtu, përfshirë ShBA.

Për të shkuar më tej, ia vlen të përmendet filozofi francez Edgar Morin, i lindur në vitin 1921, i cili vdiq dy javë më parë më 29 maj 2026.

Ndërsa të gjithë thonë se Evropa nuk ka shanse, shumë optimistë të tjerë thonë të kundërtën, sepse, siç thonë ata, nëse ke diçka në mendje, gjërat e mira rreth saj nuk mund të zhduken thjesht.

Siç u përmend më lart, autori para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) mbështeti idenë se të duash Evropën do të thotë të duash veten.

Në librin e tij me titull “Evropa në mendje” (Penser l’Europe), botuar në vitin 1987, Edgar Morin thotë se pengesa e vërtetë për identitetin evropian nuk është gjeografia, as gjuha, as historia, por një dështim i mendimit.

Sipas autorit, pamundësia e evropianëve për të menduar për një fat të përbashkët për të pranuar të gjitha mangësitë është armiku kryesor i Evropës.

Evropianët nuk duhet të prodhojnë një Evropë ideale që më vonë mund t’u duket e ndërlikuar të gjithëve.

Evropën, siç shkruan ai në librin e tij, duhet ta mendojmë vazhdimisht dhe jo ta përcaktojmë paraprakisht.

Të gjitha brezat duhet të përballen me fatin e Evropës, pasi kontradiktat, sipas tij, ndryshojnë vetëm në formë në mënyrë që të mos zhduken kurrë.

“Të kërkosh një vetvete evropiane të pastër dhe të unifikuar do të thotë tashmë të keqkuptosh se çfarë është Evropa.”

Si pjesa evropiane e organizuar në BE ashtu edhe pjesa jugore ndajnë të njëjtin fat, për shkak të gjeografisë, historisë dhe ekonomisë.

Diagnoza për të ardhmen e Evropës nuk duhet parë në mungesë të paqëndrueshmërisë ekonomike apo emigracionit të dekadave të fundit.

Vendndodhja e armikut të Evropës duhet të gjendet në pamundësinë e përgjithshme për të menduar si një komunitet, për të mbajtur nën kontroll popujt e Evropës.

Kriza e identitetit evropian që paraqitet kaq keq në Uashington, nuk është aktuale.

Nëse merret si shembull Gjermania, e cila në vitin 2015 po të kundërshtonte përfshirjen ose integrimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme ose punëtorëve sezonalë në gjirin e saj, si do të reagonte bota, e cila ende ka kujtime të freskëta të LDB-së?!

Prandaj, nuk është e lehtë të luash me ndjenjat e së kaluarës për të vazhduar akuzat dhe pakënaqësitë kundër popujve të Evropës.

Sigurisht, vendet evropiane kanë bërë gabime dhe ka kohë për të përmirësuar situatën për të menduar së bashku për Evropën që e duam kaq shumë.

Në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht më shumë se tre dekadave ndihmë nga BE-ja, vendet e rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ende janë duke u hamëndësuar për rrugën që duhet të ndjekin drejt Evropës.

A do ta bëjnë këtë deri në vitin 2030? Kjo mbetet për t’u parë.

Esetë e filozofit Edgar Morin duhet patjetër të shihen dhe lexohen nga zyrtarët tanë të zgjedhur dhe individët në detyrë që kanë në mendje Evropën.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.