Dy shkupjanë 30 vjeç ndërruan jetë në një shtëpizë vikendi në Gostivar

Në një shtëpizë për pushime në një fshat të Gostivarit, kanë ndërruar jetë dy të rinj nga Shkupi. Rasti është konfirmuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Në një shtëpi pushimi (vikendi) në fshatin Gjonovicë e Epërme të Gostivarit, janë gjetur të vdekur personat T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy nga Shkupi”, raportoi Policia.

Trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion, pasi mjeku ka konstatuar vdekje pa gjurmë dhune.