Dogana e RMV-së ka sekuestruar 30 mijë euro në pikën kufitare Bogorodicë

50.000 euro janë gjetur mbrëmjen e djeshme në vendkalimin kufitar Bogorodicë në veturë me targa të huaja, në të cilën vozisnin dy shtetas të huaj, njoftoi Drejtoria doganore e RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se janë duke shkuar në një kazino në Gjevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale të pasagjerëve, u gjetën edhe 50.000 euro të padeklaruara për të cilat nuk posedonin dokument të origjinës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.

Të dyve iu janë kthyer nga 10 mijë euro, të cilat ligjërisht nuk janë të detyruar t’i raportojnë, por 30 mijë eurot e mbetura janë mbajtur.

Drejtoria doganore ka bërë kallëzim përkatës për kundërvajtje.