Dimovski dhe Kallaxhiev, pjesë e komisionit për falje në kabinetin e Siljanovskës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për falje. Kryetar i Komisionit për falje u emërua Metodija Kanevçev, dhe Gordan Kalajxhiev, Arlinda Kadri Sahinoviq, Zora Mitiq, Ana Gjorgjieva Ivanovska, Sashe Dimovski dhe Ajten Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Komisionit për falje, kryetarja Siljanovska Davkova është udhëhequr nga kriteret e ekspertizës, kompetencës dhe konkurrencës. Anëtarët e emëruar janë ekspertë të shquar në fushën e së drejtës”, thuhet në njoftimin e zyrës presidenciale.

Sot do të mbahet seanca e parë e Komisionit për falje, ku do të vendoset për falje me rastin e 2 gushtit.

Komisioni për falje nuk është mbledhur që nga janari i këtij viti, ndërsa përbërjen e mëparshme të përbërë nga ish-presidenti Stevo Pendarovski e ka udhëhequr Urania Pirovska.

Për shkak të zgjedhjeve presidenciale, nuk u zgjodh përbërja e re e komisionit.